Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Gjakovë

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka publikuar vendimin dënues ndaj S.K, i cili u shpall fajtor për vepren “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ai u dënua me dy vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë, njofton komunikata e kësaj gjykate.

“Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, më datën 14 korrik 2025, në Gjakovë, pa autorizim, ka shitur substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që hetuesit e DHTN-së kanë vërejtur të pandehurin, tek i cili në një moment është afruar blerësi E.V., dhe në momentin kritik i pandehuri i ka dorëzuar këtij të fundit një qese me substancë narkotike në këmbim të shumës prej pesë (5) eurosh. Më pas, tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike, si dhe një (1) kartëmonedhë në vlerë prej 5 euro. Nga ana e hetuesve, në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, tetë (8) qese me substancë narkotike të llojit kokainë, si dhe një (1) fishek i kalibrit 9×19 mm”.

“Pas ekzaminimit nga Agjencia e Kriminalistikës dhe Forenzikës (AKF), është konstatuar se bëhet fjalë për substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 14.09 gramë dhe kokainë me peshë 2.86 gramë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat