​Çahet rruga në Polluzhë, banorët mbesin pa rrymë e ujë

Gjakovë

​Çahet rruga në Polluzhë, banorët mbesin pa rrymë e ujë

Më: 6 janar 2026 Në ora: 16:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Polluzhë të Rahovecit, si pasojë e vërshimeve të mëdha një pjesë e rrugës është shembur dhe është e pakalueshme. Përveç kësaj, banorët e këtij fshati kanë mbetur pa rrymë e ujë, pasi që një shtyllë elektrike është rrëzuar dhe një gyp i ujit është dëmtuar.

Një banori i këtij fshati, Jakup Morina thekson se dëmet janë të konsiderushme nga çarja e rrugës. Sipas tij, për sanimin e ujësjellësit kanë dalë në terren ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujit “Gjakova”.

Rruga është bërë e pa kalueshme, s’ka rrymë as ujë, shprehet Morina:

“Prej shiut është shemb rruga, është bërë edhe e pa kalueshme, duhet të intervenohet shpejt me riparua nuk ka rrugë tjeter. Kanë ardhur elektricistët, sepse shtylla e rrymës ka ra poshtë në lum. Edhe uji i pijes gjithashtu është ndërprerë pasi që është dëmtuar gypi. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i KRU “Gjakova” dhe elektricistët”, theksoi ai.

Si pasojë e vërshimeve, edhe në fshatin Çiflak gjendja është e rënduar nga vërshimet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat