Çfarë duhet të dinë familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë?

Gjakovë

Çfarë duhet të dinë familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë?

Më: 12 janar 2026 Në ora: 15:42
Foto nga vendngjarja

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësim të dëmeve për familjet e prekura nga vërshimet e fundit.

Sipas njoftimit, të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme ftohen të dorëzojnë kërkesat e tyre në arkivin e komunës, duke bashkëngjitur dokumentacionin e nevojshëm për vlerësim.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: kërkesa me shkrim ku specifikohet lloji i dëmit, kopja e letërnjoftimit, foto-dëshmi të dëmeve të shkaktuara si dhe numri i telefonit kontaktues.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 23 janar 2026. Nga Komuna e Gjakovës bëhet thirrje që qytetarët t’i përmbahen këtij afati, në mënyrë që komisioni përkatës të ketë mundësi të bëjë vlerësimin e të gjitha rasteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat