Nëndega e LDK-së për Bavari do të drejtohet nga tre inxhinier, një ekonomist dhe një gazetar - Bota Sot
Nëndega e LDK-së për Bavari do të drejtohet nga tre inxhinier, një ekonomist dhe një gazetar

Gjermania

Nëndega e LDK-së për Bavari do të drejtohet nga tre inxhinier, një ekonomist dhe një gazetar

Nga: Maxhun Smajli Më: 30 shtator 2019 Në ora: 23:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas mbajtës së Kuvendit zgjedhor të Nëndegës së LDK-s për Munih, me 09 qershor 2019, të dielën që lam pas, me 29 shtator 2019, po në Munih, u mbajt Kuvendi i IX-të zgjedhor i LDK-s për Bavari. 

Ishte i madh numri i anëtarëve të LDK-s që kishin ardhur nga anë të ndryshme të Bavarisë; Munihu me rrethinë, Nürnbergu, Rosenheimi, Passau, Pfaffenhofen, Pilstingu, Freisingu etj., për të marrë pjesë në këtë Kuvend zgjedhor. Të pranishëm ishin edhe Kryetari i LDK-s, Dega për Gjermani, Osman Feriz, me dy Nënkryetarët e tij; Tahir Buçolli dhe Blerim Smajl Hajdari. Këta kishin ardhur për ta ndihmuar, përcjellur dhe vezhguar nga afër rrjedhën e Kuvendit të IX-të zgjedhor të LDK-s, për Bavari.

Pjesëmarrës në këtë Kuvend ishin pjestarë të tri gjeneratave mergimtare; të rinjë, të mesëm dhe veprimtarë të moshuar, si; Emrush Tafa, Isa Bilalli, Ramadan Begu, Xhemajl Hoxha, Naim Haxhiu etj..

Në emër të Këshillit iniciativ të këtij Kuvendi dhe në emër të kryetarit të LDK-s, për Bavari, Idriz Zeqirit, Kuvendin e IX-të zgjedhor, e shpalli të hapur, Maxhun Smajli. Të pranishmit në këtë Kuvend zgjedhor i përshendeti, Osman Ferizi, kryetar, i cili mes tjerash, tha: “LDK-ja, në përgjithësi, po ringjallet. Po i rikthehet nami që e kishte në kohën e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës. Me këtë rast, iu bëj thirrje anëtarëve të LDK-s, kudo që janë, të bashkohën si një trup i vetëm, ngase Kosova po dergjet nën pushtetin e të ligut. Kësaj radhe, si kurrë më parë, kemi një përgjegjësi serioze ndaj popullit tonë të shumëvuajtur për vendimet që marrim tani...”. 

Mëpas, fjalën e mori Nënkryetarit i Degës së LDK-s, për Gjermani, Blerim Smajl Hadari. Ai, duke shprehur verejtjet e tija për mbajtjën e këtij Kuvendi zgjedhor, që sipas tij, Kuvendi zgjedhor i Nëndegës së LDK-s, për Bavari ka përfunduar me 09 qershor të këtij viti, shkaktoj  revoltë tek të pranishmit në Kuvend. Kulmi i të keqës dhe frika për shpërndarje të Kuvendit zgjedhor ndodhi në momentin kur, Blerim Smajl Hajdari, në fjalorin e tij përdori fjalë që nuk përkojnë me etikën morale njerëzore. Për pasoj, shtatë anëtarë të LDK-s; pesë femra dhe dy mëshkuj, u larguan nga Kuvendi. Veprimin e tij të gabuar, por pa qellim, e kuptoj mënjëherë djali i Hroit të kombit, Smajl Hajdarit, Blerimi. Ai, duke u ndier keq për gabimin që bëri, u largua nga Kuvendi duke kërkuar falje. 

Kjo situatë e krijuar, që rrezikonte prishjen e Kuvendit të IX-të zgjedhor të LDK-s, për Bavari, u tejkalua falë moralit të lartë të të pranishmëve. Kuvendi i vazhdoj punimet, nga ku doli kryesia prej 13 anëtarësh. Kryetar i kësaj kryesie, me shumicë apsolute votash, u zgjodh  Mr. Rexhep Nikçi. Ndërsa, ndër më të votuarit e tjerë janë; Shemsedin Kelmendi-39, Xhevdet Muriçi-35, Avni Berisha dhe Afrim Mulaj nga 32 vota.  

Në konstatimin e Kryetarit të Degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizit dhe Nënkryetarit, Tahir Buçolli, njëherësh, vëzhgues për mbarëvajtjen e Kuvendit, thuhet: “Sipas rrjedhës së punës në këtë Kuvend zgjedhor, në Munih, konkludojë se nuk kishte as edhe nji shkelje statutor e  kështu që e nënshkruaj mbi këtë proqes si të rregullt”. Pasojnë vula dhe nënshkrimet. Do theksuar se Kryesia e LDK-s, për Bavari, përbëhet nga tre inxhinier, një ekonomist dhe një gazetar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...