Mbahet akademi përkujtimore për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova - Bota Sot
Mbahet akademi përkujtimore për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova

Gjermania

Mbahet akademi përkujtimore për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova

Nga: Berat Rexhaj Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:52
Ibrahim Rugova

Të dielën me 26.01.2020, është mbajtur në qytetin Frankenthal në Gjermani Akademia përkujtimore me rastin e katërmbdhjetë vjetorit të shkuarjes në amshim të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Akademi e organizuar nën kujdesin e kryesisë së Nën-Degës së LDK-së në Rheinland-Pfalz.(Gjermani)

Në këtë akademi përkujtimor kanë marr pjesë musafir dhe aktivist të LDK-së dhe figura të shumëta nga e tërë Mërgata. Poashtu i ftuar si musafir ishte edhe antari i kshillit të përgjithshëm të LDK-së Adnan Merovci.

Pas intonimit të hymnit Kombtar, t‘Kosovës dhe ati Dardan „Kur ka ra Kushtrimi n`Kosovë“, u transmetua filmi dokumentar i pregatitur nga Zoti Merovci, film ky i cili u përcjellë me vëmendje të veqant nga qindra musafir që ishin të pranishëm. Moderatori Hasan Qyqalla duke u bazuar në skenarin e përgaditur nga kryetari i nëndegës së LDK-së në Rheiland-Pfalz Zoti Berat Rexhaj, bëri hapjen e Akademisë  përkujtimore duke i përshëndetur të pranishmit dhe mysafirët që kishin ardhur për të nderuar presidentin Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Në fillim u lexua një telegram nga sekretari i Degës Agim Aliqkaj i cili kishte ardhur në emër të LDK-së nga Isa Mustafa. Pastai fjalën e morri kryetari Berat Rexhaj i cili në pika të shkurta foli për veprimtarin e lavdishme të Dr.Ibrahim Rugovës. Në skenë dolën edhe musafir duke filluar nga kryetari i Degës së LDK-së për Gjermani, Zoti Osman Ferizi, kryetari i degës së LDK-së për Belgjik Z.Bahtir, Smaj Çekaj vllau i heroit Sali Çekaj, Xhafer Leci dhe si çdo herë me talentin e krijuesit dhe artistit Mentor Thaçi para të pranishme recitoi vargje që u përcjellën me duartrokitje frenetike.

Image
Berat Rexhaj

Në skenë u ngjitë edhe Zoti Merovci i cili përveq që foli e për jetën dhe veprën e Zoti Rugova, ai bëri një rrëfim detajësh të pa dëgjuara gjer me tani, rrëfime këto të cilat u përcjellë me duartrokitje të gjata në shenjë  mirënjohëje edhe për Zotin Merovci i cili i qëndroi besnikrisht afër të pavdekshmit Dr.RUGOVA.

Në shenjë respekti Nëndega nën udhëheqjën e kryetarit Berat Rexhaj shtroi Drekë për t‘gjithë të pranishmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat