Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme, shtrinë dorën e bashkëpunimit nëndegës së LDK-së, në Rheinland-Pfalz

Gjermania

Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme, shtrinë dorën e bashkëpunimit nëndegës së LDK-së, në Rheinland-Pfalz

Nga: Maxhun Smajli Më: 6 tetor 2020 Në ora: 18:26
Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, të premtën që lam pas, me 02 tetor, në hapsirat e lokalit të Haxhi Bicit, djalit të veprimtarit dhe anëtarit të devotshëm të LDK-s, Hysen Bicit, mbajti mbledhjën e saj të rregullt.

Në këtë mbledhje, të cilën e drejtoi, Mr.Ing. Rexhep Nikçi, kryetar, u vendos që shenimi festiv, në përkujtim të 29 vjetorit të themelimit të LDK-s, në Bavari dhe Një vjetorit të riorganizimit të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, që ishte paraparë për 11 tetor, të shtyhet në një afat të pa caktuar.

Arsyet e shtyrjës së kësaj date janë kushtëzimet e vëna për shkak të pandemisë globale, ku në Republikën e Bavarisë, në hapsira të mbyllura, nuk lejohet prania e më shumë se 25 përsonave. Poashtu, në këtë mbledhje u ndanë edhe detyra për anëtarët e kryesisë, veçmas për sekretarin, Agron Muriçin,arkatarin, Avni Berishën dhe zëdhënësin, Maxhun Smajlin, që të bëjnë raportin e punës Një vjeqare të Nëndegës.

Po në këtë mbledhje u shprehën fjalë miradie për Nëndegën e dytë, në Rheinland-Pfalz, themeluar ditë më parë. Me këtë rastë, anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, shprehën urimët më të mira për drejtuesit e kësaj Nëndege!, Në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim të sinqertë; pa djallëzime e përqarje, me moton; “LDK-ja, ka kuptim vetëm kur dominon vullneti, harmonia dhe uniteti mes njëri-tjetrit”. Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, është optimiste se Nëndegës së LDK-s, në Rheinland-Pfalz, do t’i prijë e mbara dhe nuk do t’i mungoj suksesi dhe harmonia.

Nga Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat