Me datën 29.09.2017 Enis Imeri u zgjodhë në Steinen/ Breisgau trajner i Gjermanisë në Karate, në stilin Fudokan. Enisi është kampion i dyfishtë botëror dhe udhëheqë disa shkolla të karatesë në Allgau. Ai e pranoi me dëshirë këtë detyrë,
Sfida e parë në këtë detyrë do të jetë përgatitja e karateistëve gjermanë për kamponatin botëror i cili do të zhvillohet në Nëntor të këtij viti, në Cluj të Rumanisë.
Fudokan është një koncept i avansuar i Karatesë Shotokan që shton aspektet tradicionale dhe njohjet e bioteknikës moderne dhe të mjekësisë sportive.
Bashkëatdhetarët e Ravensburgut me rrethinë, e përgëzuan Enisin për këtë detyrë madhështore dhe i dëshiruan suksese me ekipin e Gjermanisë në Karate.
Jem krenar me TY - Enis Imeri!