Ambasada e Kosovës në Gjermani, me një festë madhështore e festoi 10 vjetorin e pavarsisë - Bota Sot
Ambasada e Kosovës në Gjermani, me një festë madhështore e festoi 10 vjetorin e pavarsisë

Gjermania

E shtunë, 20 tetor 2018

Ambasada e Kosovës në Gjermani, me një festë madhështore e festoi 10 vjetorin e pavarsisë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 17 mars 2018 Në ora: 16:12
Astrit Zemaj

Në Berlin dje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, me një festë madhështore e festoi 10 vjetorin e pavarsisë sê Kosovës, shkruan në statusin e saj në Facebook, kjo ambasadë.

Në kremtimin e kësaj arritjeje të madhe, në prezencën e përmbi 400 mysafirëve pjesmarrës nga institucionet e ndryshme gjermane në nivelin federal dhe të landeve, deputetëve të Bundestagut, ushtarakëve të Bundesëehrit dhe NATO-a, korit diplomatik të dhjetra ambasadave të akredituara në Berlin si dhe diasporës , shkruan Ambasadori i Republikës se Kosovës në Berlin Astrit Zemaj, “kisha nderin që në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë(u.d. Amasadorit) në Gjermani së bashku me kolegët nga Ambasada dhe Konsullatat ne Frankfurt, Minhen si dhe përfaqësusit e Qeverisë së Kosovës të nderojmë me pietet të lartë rrugëtimin për liri, vuajtjet e së kaluarës dhe procesin e shtetformimit të Republikës së Kosovës”.

Veçanërisht impresionuese, ka thënë ai ishte prezenca miqëve të shumtë që kanë qëndruar pranë nesh nder vite si dhe në rrugëtimin e vazhdueshëm drejt të ardhmes si pjesë e strukturave euro-atlantike dhe anëtarësimit ne mekamizma nderkombtarë dhe në OKB.

Mirëpo, Ambasadori i Republikës se Kosovës në Berlin z.Astrit Astrit Zemaj, nuk ka lënë pa faleminderuar me këtë rast si shkruan ai edhe ata që kujdesën në prapavijë, të cilët Shkelqësia e Tij, zoti Zemaj i ka quajtur janë meritorë për realizimin e evenimenteve madhështore.

“Përfitoj nga rasti të shprehë respektin dhe falenderimin tim për punën e madhe dhe angazhimin profesional për të gjithë kolegët e stafit ( diplomatik dhe vendor) të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani!” shprehet Ambasadori i Republikës se Kosovës në Berlin z.Astrit Astrit Zemaj, duke percjell edhe urimin “ Gëzuar 10 vjetorin e pavarësisë dhe Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”.(Photo credite and information Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test