​Haziri: 96 gjilanas e kanë humbur betejën me COVID-19, por janë shpëtuar mijëra jetë

Gjilani

​Haziri: 96 gjilanas e kanë humbur betejën me COVID-19, por janë shpëtuar mijëra jetë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:55
Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e fundit të bordit të drejtorëve, ka thënë se 2020 ishte vit i rëndë për shkak të pandemisë COIVD-19.

Ai bëri të ditur se 96 qytetarë të kësaj komune e kanë humbur betejën me virusin, por tha se janë shpëtuar mijëra jetë.

“96 qytetarë e kanë humb betejën me COVID-19 dhe shfrytëzoj rastin që familjeve t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Por, mund të them se janë shpëtuar mijëra jetë nga mantel-bardhët në shëndetësinë primar dhe sekondar dhe nga menaxhimi i emergjencave civile. I falënderoj shumë profesionistët shëndetësorë, të cilët me orar të tej zgjatur të punës, kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë pandemisë”, tha Haziri.

Haziri, në këtë takim, tha se sot është ditëlindja e Agon Musliut, i cili e humbi jetën tragjikisht në fillim të pandemisë.

“Kosova ka dështuar ta zbardhë rastin dhe kjo mbetet njolla më e madhe e kësaj pandemie. Sot, për nder të tij, sot e përurojmë sallën e lexuesve “Agon Musliu” në Bibliotekën e qytetit”, ka thënë Haziri.

Në këtë takim, po ashtu, u tha se pandemia ka shkaktuar një gjendje të rëndë për bizneset, gastronominë e industrinë, për t’u theksuar se me programet komunale, sidomos lirimi nga të gjitha qiratë për të gjithë ata kanë pasur marrëveshje kontraktuale me Komunën.

Haziri ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e mëhershme për të filluar menjëherë zbatimin e programeve në vitin vijues derisa ka shfaqur shpresën se në tremujorin e parë do të bëhet përgatitjet për vaksinim kolektiv antiCOVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat