Haziri ngushëllon familjen Beqiri dhe komunitetin artistik pas ndarjes nga jeta të kompozitorit, Fahri Beqiri

Gjilani

Haziri ngushëllon familjen Beqiri dhe komunitetin artistik pas ndarjes nga jeta të kompozitorit, Fahri Beqiri

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:44
Fahri Beqiri

Me rastin e ndarjes nga jeta të pedagogut e kompozitorit të njohur, Fahri Beqiri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Beqiri.

“E nderuara familje Beqiri,

Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të pedagogut e kompozitorit të mirënjohur kosovar, njeriut me vyrtyte të larta kombëtare, Fahri Beqiri.

Me Beqirin kemi bashkëpunuar shkëlqyeshëm edhe në kohën sa kam qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe në cilësinë e kryetarit të Gjilanit.

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin muzikor.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e komunitetit artistik.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat