Arianit Sadiku zgjedhet kryetari i Kuvendit në Gjilan

Gjilani

Arianit Sadiku zgjedhet kryetari i Kuvendit në Gjilan

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:09
Arianit Sadiku

I propozuari nga Lëvizja Vetëvendosje, Arianit Sadiku, ka marrë votat e mjaftueshme për të u zgjedhur në krye të Kuvendit Komunal.

Sadiku ishte në garë më kandidaten e propozuar nga Lidhja Demokratike, Shpresa Kurteshi-Emini.

Arianit Sadiku fitoi 18 vota, ndërsa Shpresa Kurteshi-Emini 17.

Sadiku u zgjodh nga votat e LVV-së dhe PDK-së, pasi këto dy parti bën koalicion për qeverisje, ku Partia Demokratike do te i udhëheq katër drejtori dhe do e ketë në dorë postin e nënkryetarit të komunës.

PDK-ja nuk propozoi kandidat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat