Kaltrina Fazliu Selimi zyrtarisht ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës dhe do të jetë kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit.
"Kaltrina është profesioniste me përgatitje në Shkencat Diagnostike Dega Teknik Laboratori, dhe për vite me radhë ka dhënë kontribut në menaxhimin e brendshëm të një kompanie të njohur private, ku është vlerësuar për korrektësi, përkushtim dhe profesionalizëm.
Ajo është gjithashtu aktive për Barazi Gjinore në Komunën e Gjilanit, duke qenë zë i fuqishëm për avancimin e grave në shoqëri dhe institucione.
Me këtë hap drejt përfaqësimit politik, Kaltrina vjen me vizion të qartë, ide konkrete dhe projekte reale për zhvillimin e Gjilanit. Ajo synon të jetë zëri i qytetarëve, i grave, i të rinjve dhe i të gjithë atyre që kërkojnë ndryshim të prekshëm e të ndershëm në jetën publike të qytetit tonë.
E mirëpresim Kaltrinën në familjen tonë politike dhe i urojmë suksese në këtë rrugëtim përfaqësues.
Së bashku, po ndërtojmë ekipin që do t’i japë Gjilanit një drejtim të ri", thuhet në njoftim për media.