Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, nënkolonel Avdyli, i ndanë mirënjohje, kryetarit Hyseni

Gjilan

Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, nënkolonel Avdyli, i ndanë mirënjohje, kryetarit Hyseni

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 22:54
Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, nënkolonel Arben Avdyli, i ndanë mirënjohje, kryetarit Alban Hyseni

Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Arben Avdyli ka vizituar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, të cilit i ka ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se pranoi me nder të veçantë mirënjohje nga komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ndihem i privilegjuar për këtë mirënjohje, që është dëshmi e besimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy institucioneve tona”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se bashkëpunimin me ushtrinë tonë do të vazhdojnë ta kenë gjithmonë në nivelin më të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat