Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon vlerësimin praktik të maturantëve në kuadër të arsimit dual në profilet Kuzhinieri dhe Floktari.

Gjilan

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon vlerësimin praktik të maturantëve në kuadër të arsimit dual në profilet Kuzhinieri dhe Floktari.

Më: 23 maj 2026 Në ora: 17:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në ceremoninë e certifikimit të profilit Kuzhinieri në ShMAT “Sahit Baftiu” në Gjilan, dhe Floktari në IAAP “Zenel Hajdini” në Ferizaj, mori pjesë zëvendësministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu.

Ai theksoi se arsimi dual po tregohet si mënyra më e mirë dhe më e sigurt për punësim pas shkollës së mesme, duke dëshmuar rëndësinë dhe vlerën e ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës.

Zëvendësministri Kryeziu përgëzoi nxënësit për suksesin dhe falënderoi bizneset, partnerët, prindërit, mësimdhënësit dhe komunat për mbështetjen në zhvillimin e arsimit dual.

Gjatë vitit shkollor 2025/2026, arsimi dual po zbatohet në 17 komuna, 32 shkolla dhe përfshin mbi 2,500 nxënës.

Në këto ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesi i LuxDev, Jürgen Kosemund, zyrtarë të MASh, drejtues të drejtorive komunale të arsimit, përfaqësues të Odës Ekonomike, bizneseve, mësimdhënës, prindër dhe nxënës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat