Shpend Ahmeti: Hashim Thaçin s’e kam shef

Kosova

Shpend Ahmeti: Hashim Thaçin s’e kam shef

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:25
Bashkëdrejtuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti

Bashkëdrejtuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se më 8 janar janë të ftuar për një takim në Bruksel.

Në këtë takim nuk do të marrë pjesë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Thaçin nuk e kam shef. Është president i shteti i zgjedhur nga Kuvendi. Unë nuk e kam votuar. Për dialogun duhet ta kemi një zë të përbashkët.  Më 8 janar jemi ftuar si delegacion shtetëror, Thaçi nuk është pjesë e delegacionit shtetëror. Kundërshtimet tona mund t’i kemi të plota, por për dialogun duhet të bëhemi bashkë”, ka thënë Ahmeti në konferencë.

Sa për idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, Ahmeti ka shtuar: “Delegacioni ka rezolutë që ia përcakton se cili është mandati i këtij delegacioni. Ne jemi përfaqësues të Republikës së Kosovës që ka Kushtetutë dhe s’mund të dalim përtej kësaj. Kushtetutën e kemi udhërrëfyes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat