Deri katër orë pritje rrugës për në Shkup

Kosova

Deri katër orë pritje rrugës për në Shkup

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Kolonat

Gjatë ditës së sotme ka pasur deri katër orë pritje në rrugën alternative që është hapur për në Shkup, nëpër një pjesë të malit, për shkak të punimeve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, e cila lidh pikën kufitare me Maqedoninë.

Kjo rrugë hapet vetëm një orë gjatë ditës. Në fotografi shihet tollovia dhe kolonat e krijuara në këtë rrugë.

Me datën 22 dhjetor Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se kjo rrugë ishte hapur për qarkullim, duke ritheksuar se qarkullimi rrugor mund të zhvillohej pa pengesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat