Pas reshjeve të mëdha të borës, në shumë fshatra të komunës së Vushtrrisë, nuk janë pastruar rrugët nga komuna, mirëpo qytetarët me mundësi të tyre janë munduar që sado pak, për raste emergjente t’i pastrojnë rrugët.
Shumë rrugë sot kanë qenë të bllokuara, edhe pse automjetet të cilat e kanë për detyrë për të bërë pastrimin e rrugëve, janë parë duke qarkulluar, mirëpo jo edhe duke e hequr borën.
Rruga kryesore, Vushtrri-Bukosh-Novolan-Brusnik, e që lidhet pastaj me fshatrat e Drenicës, si Galicë-Beqiq dhe Dubovc sot ishte e pakalueshme për mjete të vogla.
Banorët e këtyre fshatrave janë ankuar për mos punën e komunës, ndërsa në Brusnik disa banorë kanë filluar me traktorë që të largojnë borën nga rruga.
Kryetari i këtij fshati, Zekri Muzaqi, përmes një postimi në facebook, ka publikuar edhe videon se si është pastruar rruga në këtë fshat.
“Komuna e Vushtrrisë në grevë!? Banoret e fshatit Brusnik pastrojnë rrugët vet (ndërsa kompania përfiton)”, shkruan ai.
https://www.facebook.com/zekri.muzaqi/videos/629335117483418/?t=1