Deçani sonte mbetet pa rrymë

Kosova

Deçani sonte mbetet pa rrymë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 22:43
Ilustrim

Komuna e Deçanit sonte do të jetë në terr. Krejt kjo për shkak të një prishje nëntokësore.

Këtë e ka konfirmuar vet kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj.  Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur keqardhje që po ua jep këtë lajm qytetarëve. 

Ai ka shpresuar që deri nesër pasdite të rregullohet kjo gjendje.

"Të nderuar qytetarë, Me keqardhje më duhet të ju informoj, se për shkak të prishjes së kabllos nëntokësore të tensionit të lartë. Sonte në qytetin e Deçanit nuk do të ketë rrymë. Shpresoj dhe besoj që deri nesër në mesditë të riparohet prishja nga KEDS-i! Ju falenderoj për mirëkuptim! BR".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat