Deputetja e LDK-së u del në mbrojtje mësimdhënsve dhe SBASHK-ut

Kosova

Deputetja e LDK-së u del në mbrojtje mësimdhënsve dhe SBASHK-ut

Nga: A.ZH Më: 12 janar 2019 Në ora: 23:55
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja  e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se përkrah grevën e mësimdhënësve dhe SBASHK-ut.

Ajo ka thënë se nxënësit e Kosovës, po i bartin pasojat e politikanëve të këqinj, përcjell Bota sot.

Sipas saj, fajin për këtë e bart Qeveria e Kosovës.

Reagimi i saj i plotë:

I përkrahi mësimdhënësit dhe SBASHK-un

Më së shumti, ama më së shumti, më dhimbsen nxënësit e fëmijët tanë, të cilët i bartin pasojat e politikanëve të këqinj, të cilët nuk marrin parasysh kërkesat që nga fillimi të SBASHK-ut, për rritjen me të drejtë të koeficientit të pagës për mësimdhënësit. Ne si deputete dhe pjesë e Komisionit Parlamentar për këtë fushë, kemi bashkëpunuar me SBASHK-un, kemi kërkuar ndryshimin e projektligjit përkatës, por fatkeqësisht nuk është marrë parasysh. Prandaj, greva e paralajmëruar nga SBASHK-u dhe mësimdhënësit, fatkeqësisht e rëndë për procesin mësimor dhe vetë nxënësit, por faji e bart Qeveria e Kosovës! Unë i përkrahi mësimdhënësit, nxënësit dhe SBASHK-un!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat