Kadri Tahirukaj, zgjidhet kryesues i Këshillit grevist në Deçan

Kosova

Kadri Tahirukaj, zgjidhet kryesues i Këshillit grevist në Deçan

Nga: Adem Lushaj  Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:32
Ilustrim

Këshilli grevist i SBASHK-ut në Deçan, ka emëruar Kadri Tahirukajn, për kryesues të tij, ndërsa zëvendës do jetë, Burim Avdijaj (njëkohësisht edhe zëdhenës i Këshillit), emërime të ardhura pas dorëheqjes së kryetarit të SBASHK-ut për Deçan, Avdullah Lataj.

Sipas njoftimit të Këshillit grevist, Tahirukaj, këtë detyrë do ta ushtron deri në përfundim të grevës së mësimdhënësve.

Për zgjedhjen e Tahirukajt është informuar edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili në orët e pasdites kishte mbajtë takim me Këshillin grevistë komunal. 

Këshilli grevist i SBASHK-ut në Deçan, njofton se greva e mësimdhënësve do vazhdoi, përkundër ftesave të vazhdueshme për ndërprerje të grevës, ftesa që vijnë nga përfaqësues të institucioneve komunale dhe qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat