Pavarësia festohet plot aktivitete në shkollat Mehmet Akif dhe ISP - Bota Sot
Pavarësia festohet plot aktivitete në shkollat Mehmet Akif dhe ISP

Kosova

Pavarësia festohet plot aktivitete në shkollat Mehmet Akif dhe ISP

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 19:14
Pamje nga manifestimi

Shkolla private në Kosovë, International School of Prishtina (ISP) ka organizuar një program të paharrueshëm me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Midis 1 mijë mysafirëve, ndër ta edhe Ministri i Kosovës Besim Beqaj, nxënësit e shkollës ISP kanë performuar këngë dhe vallë popullore por edhe të huaja. Gjithashtu supriza në program ka qenë edhe performimi i ushtrimeve akrobatike dhe nxënësit i kaluan me sukses para publikut të shumtë.

Duke i uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës për festën e Pavarësisë, zv.drejtori i Gulistan, në të cilën bën pjesë edhe shkolla ISP, Nazmi Ulus u shpreh se për çdo aktivitet shkolla u ofron të gjitha mundësitë nxënësve për të performuar dhe ka mbetur i habitur nga dëshira e tyre për aktivitete. Ai ka thënë se edhe me prindërit kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe gjithmonë i mbështesin në aktivitetet e tyre.

“Pa bashkëpunimin e familjeve nuk ka edukim të plotë por edhe pa bashëpunimin e nxënësve dhe arsimtarëve nuk e kemi këtë edukim. Prandaj, ne këto tre elementëve u kushtojmë rëndësi dhe në këtë mënyrë nxjerrim një edukim të shkëlqyer. Ne si rrjeti i shkollave Gulistan, në të cilën bëjnë pjesë shkollat Mehmet Akif dhe ISP, nuk do të ndalemi që nxënësve të Kosovës tu ofrojmë një edukim sa më bashkëkohor dhe nxënësit të kenë kushtet të njëjta si në gjithë shkollat e njohura në botë.” u shpreh Ulus.

Ndërkaq sot ka pasur aktivitet të shumta edhe në shkollat Mehmet Akif që gjenden në Lipjan, Prizren dhe Gjakovë.

Mehmet Akif në Prizren është vizituar edhe nga familjarë të dëshmorëve në ambientet e shkollës dhe u kanë folur për luftën për liri. Ndërkaq shkolla në Gjakovë ka lenë mbresa me performancat e nxënësve të cilët kanë sjellë në formë drame teatrale ditën kur u shpall Pavarësia.

Aktivitetet nuk kanë munguar edhe në shkollën e mesme Mehmet Akif-Lipjan. Drejtori Ender Tergip u shpreh se ky vit është i veçantë për ta pasi pas kërkesave të shumta,sezonin e ri do të hapen edhe klasa të reja duke filluar nga klasa e 6-të deri në të 10-tën.

“Tashmë është traditë te shkolla jonë festimi i ditës së Pavarësisë me anë të aktiviteteve të shumta të nxënësve. Këtë vit nuk munguan as poezitë të cilat i kushtohen historisë së Kosovës. Ne jemi të lumtur kur shohim performancën e nxënësve dhe me këtë rast edhe unë i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës.” tha ai.

Shkollat Mehmet Akif dhe ISP janë të njohura në Kosovë për cilësinë në arsim pasi çdo vit nxënësit e tyre marrin pjesë në Olimpiadat Ndërkombëtare dhe nderojnë Kosovën me medalje.

Këtë vit Kosova shënon 11- vjetorin e Pavarësisë dhe do të festohet me aktivitete dhe programe të ndryshme, ndërsa sot të gjitha shkollat në orën e pare kanë pasur mësim rreth shpalljes së Pavarësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...