Për pesë vjet, shtatë raste të marrëdhënieve seksuale brenda familjes - Bota Sot
Për pesë vjet, shtatë raste të marrëdhënieve seksuale brenda familjes

Kosova

Për pesë vjet, shtatë raste të marrëdhënieve seksuale brenda familjes

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Vetëm shtatë raste të marrëdhënieve seksuale brenda familjes janë raportuar në Policinë e Kosovës në pesë vitet e fundit. Tri prej tyre kanë ndodhur vetëm gjatë vitit të kaluar.

Një histori e pazakontë incesti ndodhi gjatë vitit të kaluar në vend. Një 13-vjeçare nga Gjilani, lindi fëmijën pasi kishte marrëdhënie seksuale me djalin e dajës. Gjithë ngjarja kishte ndodhur kur E.R kishte shkuar për vizitë te daja i saj, dhe aty kishte fjetur me djalin e dajës, 16 vjeçar.

Por, përderisa babai i foshnjës kishte thënë para hetuesve se kushërira e mitur e kishte provokuar, 13-vjeçarja ka deklaruar se ‘është keqpërdorur’ seksualisht nga djali i hallës.

Menjëherë pas lindjes së të miturës, Prokuroria kishte filluar hetimet, dhe së fundmi është bërë publike edhe dëshmia e të dyve.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i marrëdhënieve seksuale brenda familjes. Raste të tilla raportohen në Polici pothuajse çdo vit në vend. 

Në Zyrën për Informim të Policisë së Kosovës kanë thënë se gjatë vitit të kaluar janë raportuar tri raste të marrëdhënieve seksuale brenda familjes.

Ndërsa për pesë vitet e fundit, numri i rasteve të incestit shkon në shtatë. 

Në këtë institucion thonë se në të gjitha këto raste ka arrestuar kryerësit e veprave penale. 

“Policia e Kosovës në të gjitha rastet ka vepruar sipas procedurave te parapara ligjore, duke arrestuar kryerësit e veprave penale”, thuhet në përgjigjet e Policisë.

Ndryshe, vetëm gjatë dy viteve të fundit në Kosovë janë keqpërdorur seksualisht 123 persona nën moshën 16-vjeçare.

Sipas statistikave të policisë në vitin 2017 janë raportuar gjithsej 62 raste të keqpërdorimit seksual ndaj personave të mitur, kurse në vitin 2018 janë paraqitur 61 raste të tilla që në total kapin shifrën e 123 rasteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...