Bojken Abazi: Qëndrimet e Edi Ramës për kufijtë e Kosovës janë shqetësuese

Kosova

Bojken Abazi: Qëndrimet e Edi Ramës për kufijtë e Kosovës janë shqetësuese

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:56
Bojken Abazi

Bojken Abazi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Abazi ka thënë se Serbia është bërë edhe më agresive kohëve të fundit, madje duke depërtuar me biznese edhe në Shqipëri. Sipas tij bashkimi kombëtar do të evitonte këtë ndikim nga Serbia.

“Këto dy shtete janë shumë të dobëta të ndara (Shqipëria dhe Kosova), prandaj me bashkim do të zgjidheshin një pjesë e tyre”, tha ai.

Aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nuk i konsideron problematike fjalët e Ramës në raport me Kosovën, pasi sipas tij duhet diskutuar në mënyrë bilaterale.

“Nuk është problemi se Rama po flet për Kosovën. Problematike janë qëndrimet e tij në raport me kufijtë e Kosovës. Ai nuk ka dalë kundër projektit të propozuar nga Hashim Thaçi. Rama të enjten tha se patjetër duhet të diskutohen kufijtë e Kosovës”.

Sipas Abazit është i pakuptimtë pozicioni i Edi Ramës për Kosovën.

“Ai po mbështet qartazi këtë projekt. Ne do të kundërshtojmë edhe atë edhe Hashim Thaçin me vendosmëri”, tha ndër të tjera Bojken Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat