Vazhdojnë temperaturat pranverore në Kosovë - Bota Sot
Vazhdojnë temperaturat pranverore në Kosovë

Kosova

Vazhdojnë temperaturat pranverore në Kosovë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 06:54
Prishtina

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë 13 gradë Celsius.

Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do ti takojnë stadit të lartë të Troposferës. 

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i  veriperëndimit, njofton IHMK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...