Gratë e pastreha ndihmohen duke i shitur gjërat që nuk përdoren

Kosova

Gratë e pastreha ndihmohen duke i shitur gjërat që nuk përdoren

Më: 3 mars 2019 Në ora: 08:02
Ilustrim

Sot mbahet Flea Market, në të cilin individë apo grupeve të interesuara mund të bëhen pjesë e këtij tregu, duke bërë shitjen e produkteve ushqimore, veshmbathje, apo gjësende të tjera.

Flea Market dedikohet për mbledhjen e fondeve për strehimore të grave nëpër Kosovë.

Prej të hollave që njerëzit i mbledhin nga shitja e gjësendeve është e hapur që një përqindje e tyre të shkojë për këtë kauzë. Gjithashtu do të ketë tezga që do të dedikohen plotësisht për mbledhjen e fondeve.     

“Mundeni të vini të shisni, të dhuroni ose sido që ndiheni ju, për një të mirë më të madhe. Për pjesën e muzikës e rehatisë, do të përkujdeset i gjithë komuniteti Termokiss”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat