Reçica takohet me Busek, njeriun që kontribuoi shumë për Kosovën

Kosova

Reçica takohet me Busek, njeriun që kontribuoi shumë për Kosovën

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:19
Skender Reçica është takuar me ish-zëvendëskancelarin austriak, Erhard Busek

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica është takuar me ish-zëvendëskancelarin austriak, Erhard Busek.

Sipas Reçicës, Busek ishte përkrahë nesh në kohët më të vështira për Kosovën gjatë viteve 90-ta.

“Darkë pune me ish-zëvendëskancelarin austriak, Erhard Busek .Busek ishte përkrahë nesh në kohët më të vështira për Kosovën gjatë viteve 90-ta. Ai ndikoi në hapjen e dyerve të universiteteve austriake për studentët nga Kosova. Tani edhe 20 vite pas mbarimit të luftës në Kosovë, Busek nuk ndalet së angazhuari në projekte të karakterit social për vendin tonë”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat