Rrëfimi i mësimdhënësve që mësojnë fëmijët në burgun e Lipjanit

Kosova

Rrëfimi i mësimdhënësve që mësojnë fëmijët në burgun e Lipjanit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 20:07
Fëmijët në burgun e Lipjanit

Qendra Korrektuese e Lipjanit po iu ofron të miturve vazhdimin e shkollimit por jo në drejtimet që ishin paraprakisht. Klasat janë të kombinuara në mungesë të arsimtarëve. T7 sjell rrëfimin e mësimdhënësve që i mësojnë fëmijët që janë në vuajtje burgut.

Përtej grilave, që mbulojnë dritaret e Qendrës Korrektuese në Lipjan, të miturit po mbajnë mësimin.

Por për dallim nga nxënësit e tjerë, ata s’i kanë fletoret me vete.

Ato po ua shpërndan profesori i lëndës.

E një nga të miturit, do të donte të ndryshojë diçka në krejt këtë procedurë.

Ky s’është ndryshimi i vetëm në mësim, me të cilin ky fëmijë përballet nga koha kur ishte në liri.

Përderisa dikur shkollohej në një drejtim tjetër, në Qendrën Korrektuese ai u detyrua ta ndërrojë atë.

Edhe për tetë mësimdhënësit në Qendrën Korrektuese, puna s’është e njëjtë.

Ndryshe nga shkollat normale, ky profesor po e mban mësimin për dy klasë së bashku, prandaj pranë vetes ka dy ditarë.

Njëjtë vepron edhe Basri Hasani, i cili tregon specifikat e kësaj mënyre të mësimdhënies.

Drejtori i Qendrën Korrektuese në Lipjan, Heset Loku thotë se klasët e kombinuara mund të cilësohen si mangësi, megjithatë sipas tij ka një arsye pse funksionojnë në këtë formë.

Por nga Komuna e Lipjanit të cilët janë përgjegjës të caktojnë numrin e mësimdhënësve tregojnë si shkon ky proces.

Bashkimi i klasave, e ndryshimi i drejtimit të cilin e ndiqnin të miturit para se të futeshin në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ndikon negativisht në zhvillimin e tyre normal.

Kështu shprehen nga Koalicioni i OJQ’ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Të miturit në QKL mund të ndjekin mësimin në vetëm dy drejtime teknike. Momentalisht aty gjenden 22 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat