Krasniqi: As fëmijët e mi s’i kam punësuar, ka njerëz që frikësohen me pi kafe me mua

Kosova

Krasniqi: As fëmijët e mi s’i kam punësuar, ka njerëz që frikësohen me pi kafe me mua

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:04
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi duke folur për punësimet partiake e nepotizmin nëpër institucionet publike e pranon se disa pozita janë politike nga partia e tij.

‘’Për tek Nisma duhet bërë një dallim. Të gjithë ata që kanë marrë përgjegjësi politike, janë të Nismës. Edhe asistentët, këshilltarët politikë, zv/ministrant janë politikë. Të tjerë, varet nga konkursi’’, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Sipas tij, çdo herë njerëzit kanë marrë pozita të pamerituara.

‘’Cdoherë kanë marrë pozita pa merita. Edhe deputetët qashtu kanë ardhë pas vitit 2010. Ne qat brum që e kemi pasë e kemi qitë dhe e kemi këtë rezultat’’, thotë Krasniqi.

Madje ai tregon se as fëmijët e tij nuk i ka punësuar.

”Kam katër fëmijë dhe asnjëri nuk është i punësuar. Vajza më tha a t’konkuroj në ministrinë e Jashtme për praktikë. I thash konkuro. Edhe asgjë… Askujt si kam thënë gjë për punë. Ka bërë vetëm praktikë. S’kam intervenuar as për fëmijën tim”

Madje Krasniqi tregon se ka shumë njerëz që punojnë nëpër institucione pubblike e që frikësohen të rrinë e pinë kafe me të vetëm pse u rrezikohet vendi i  punës.

‘’Ka shumë njerëz që frigohen me ndejt memu, me pi kafe me mu sepse ata që e kanë pushtetin, u rrezikohet vendi i punës. Nëpër komuna po flas. Kjo është jashtë moralit tim. Nuk ka gjë më keq se sa një mësues në një shkollë ta vendos kryetari e jo kolektivi i shkollës’’

Tutje, ai për taksën thotë se është veç masë mbrojtëse.

‘’Nuk mendoj që taksa është pengesa kryesore. Është masë mbrojtëse. Problemet janë shumë më të thella se sa taksa’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat