Ministri Berisha përkujton dy ushtarakët e rënë gjatë misionit paqësor në Letoni

Kosova

Ministri Berisha përkujton dy ushtarakët e rënë gjatë misionit paqësor në Letoni

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:21
Pas homazheve ministri Berisha u nënshkrua në Librin e Zisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Rrustem Berisha, sot vizitoi Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë për të bërë homazhe me rastin e rënies në krye të detyrës të major Klodian Tanushi dhe ushtarakes nëntetare Zarife Hasanaj, gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Pas homazheve ministri Berisha u nënshkrua në Librin e Zisë.

“Major Klodian Tanushi dhe Nëntetarja Zarife Hasanaj, si dëshmorë të paqes dhe sigurisë, na treguan të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon nëpër sakrifica dhe përballje me rrezikun për përmbushjen e detyrave ushtarake. Lavdi e përjetshme për dëshmorët më të rijnë të kombit shqiptar, Heronjtë e Paqes Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj”, shkroi ai.

Berisha tha se populli shqiptar po kontribuon për paqe dhe siguri, ashtu siç kanë kontribuar të tjerët për lirinë e Kosovës.

“Edhe FSK-ja në të ardhmen do të jetë e gatshme që mos të jetë vetëm konsumues i sigurisë, por edhe kontribuues aktiv i saj. Edhe njëherë  u shprehu ngushëllime familjeve, institucioneve dhe gjithë popullit shqiptar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat