Agim Veliu pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Veprimet Klimatike, në Gjermani

Kosova

Agim Veliu pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Veprimet Klimatike, në Gjermani

Nga: A.SH Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:49
Agim Veliu

Agim Veliu në cilësinë e kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës po mer pjesë Konferencën Ndërkombëtare për Veprimet Klimatike, që po mbahet në Gjermani.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe kryetarë të komunave nga shtete të ndryshme të botës.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Mjedisin dhe Ruajtjen e Natyrës, në cilësinë e kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës po marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Veprimet Klimatike, që po mbahet në Gjermani.

Në këtë konferencë po marrin pjesë kryetarë të komunave nga shtete të ndryshme të botës.
Bashkë me mua në konferencë po merr pjesë edhe drejtori i Ekzekutiv AKK-së, Sazan Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat