#MePopullin paralajmëron “goditjen e hajnave”

Kosova

#MePopullin paralajmëron “goditjen e hajnave”

Më: 31 maj 2019 Në ora: 00:29
Qeveria e Kosovës

Një grup qytetarësh, nën emrin #MePopullin ka vendosur në rrethojën e ndërtesës së qeverisë dy këmisha të bardha që duket sikur janë të përgjakura.

Në një komunikatë për media, kjo iniciativë ka thënë se po njofton fillimet e veprimeve të saj me këtë akt duke paralajmëruar “goditjen e hajnave”.

“Nga sot #MePopullin do të vazhdojë të godet të metat e pushtetarëve. Do goditet korrupsioni por me theks te veçantë te korruptuarit, do goditet hajnia por me theks te veçantë Hajnat. Çdo dukuri e keqe ne vendin tonë nuk do te falet. Kemi mbështetjen e popullit brenda dhe jashtë vendit, kemi pritur mjaftueshëm, kemi duruar mjaftueshëm, por gjithçka ka një mjaftë dhe tani është koha për tu thënë mjafte matrapazëve, Kosova është gjaku ynë qe nuk falet. Aksioni i parë do jetë sonte, por ky është vetëm fillimi”, thuhet në një komunikatë të #MePopullin.

“Kosova është vend i ndaluar për gjithë ata që punojnë kundër interesave të shtetin tonë”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat