Ambasadori i Norvegjisë viziton qytetin e Kamenicës

Kosova

Ambasadori i Norvegjisë viziton qytetin e Kamenicës

Nga: A.SH Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:06
Qëndron Kastrati dhe Per Strand Sjaastad

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë Per Strand Sjaastad.

Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar se së bashku kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes tyre dhe fushat në të cilat mund të na mbështesin.

Statusi i plotë:

Kisha kënaqësinë të pres në Kamenicë ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë z. Per Strand Sjaastad. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes nesh dhe fushat në të cilat mund të na mbështesin.

U jemi mirënjohës shtetit të Norvegjisë, për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në periudhat e zhvillimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat