Zgjerimi i rrugës së Veternikut dhe lidhja me autostradë – ky është afati për kryerjen e punëve

Kosova

Zgjerimi i rrugës së Veternikut dhe lidhja me autostradë – ky është afati për kryerjen e punëve

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:43
Pal Lekaj

Kaosit në trafikun e Veternikut po i vjen fundi. Me zgjerimin e hyrjes dhe urës së Veternikut ky problem me të cilin përballen tash e sa kohë banorët e kryeqytetit do të zgjidhet. Kështu thonë në Ministrinë e Infrastrukturës e cila sot ka nënshkruar një kontratë 2.5 milionëshe.

Ministri Pal Lekaj ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve me një kompani kosovare, por në dy njoftime kjo ministri nuk tregoi se në cfarë afati do të kryhen punimet me zotimin se nuk do të tolerojnë vonesa.

Ndërkohë, Lekaj ka treguar se kur pritet të përfundojnë punimet për zgjerimin e hyrjes dhe urës së Veternikut.

Sipas Lekajt, punimet për këtë projekt pritet të zgjasin 185 ditë pune.

“Fillon me 30 qershor 2019, sipas kontratës përfundon për 185 ditë pune”, ka thënë Lekaj.

Ky projekt ka vlerë 2.5 milionë euro, ndërkohë që punimet do të kryhen nga kompania “Eskavatori Sh.p.k dhe Best Company SH.P.K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat