Kastrati: Për shkak të ngjarjeve të rënda në Kamenicë, nuk do të mbahet koncerti kulturoro-artistik

Kosova

Kastrati: Për shkak të ngjarjeve të rënda në Kamenicë, nuk do të mbahet koncerti kulturoro-artistik

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:48
Qëndron Kastrati

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka njoftuar se koncerti kulturoro-artistik i paraparë të mbahet sonte për nder të Ditës së Çlirimit të Kamenicës, do të anulohet për shkak të ngjarjve të rënda që ndodhën këto ditë në Kamenicë.

“Në Kamenicë ndodhën ngjarje jo të mira këto ditë. Në tri rastet e fundit në komunikacion, humbën jetën dy qytetarë të komunës sonë dhe njëri nga ta është në gjendje jo të mirë shëndetësore ku po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ky rast i rëndë na ka prekur të gjithëve dhe për këtë arsye anulohet koncerti kulturoro-artistik, i paraparë të mbahet sonte për nder të Ditës së Çlirimit të Kamenicës.
Uroj që rastet si këto të jenë të fundit për qytetarët tanë dhe të riut që po trajtohet në QKUK, i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat