Kryetari i degës së AAK-së në Istog, Gani Dreshaj ka mbledhur asambleistët e kësaj zone.
Temë diskutimi ishin ngjarjet e fundit që ndodhën në Qeveri, ku Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Ndryshe, Dreshaj në llogarinë e tij në facebook ka potencuar se AAK-ja është partia me rritjen më të madhë në vend në dy vitet e fundit.
“Me nëndegët e AAK-së në Istog dhe asambleistët diskutuam për ngjarjet e fundit në vend.
Është motivues vullneti i të gjithëve për tu ballafaquar me situatat e reja që na presin në ditët e javët në vijim.
AAK është partia me rritjen më të madhe në dy vitet e fundit në vend dhe ky është një fakt i fuqishëm për punën e qeverisjes Haradinaj.
G.D” shkruan Dreshaj.
Me nëndegët e AAK-së në Istog dhe asambleistët diskutuam për ngjarjet e fundit në vend. Është motivues vullneti i të...
Posted by Gani Dreshaj on Monday, July 22, 2019