Kolona të gjata janë krijuar sonte në magjistralen Prishtinë – Podujevë.
Lexues të portalit kanë dërguar pamje ku shihen kolona e automjeteve në këtë pjesë, e që të njëjta janë shkaktuar për shkak të mbingarkesës nga automjetet e shumta.
Ndryshe, sezoni veror si dhe gjatë festave, rrugët e Kosovës janë të mbingarkuara, pasi në vendin tonë vinë shumë bashkatdhetarë.