Moti i lig përfshin rajonin e Dukagjinit, shi dhe erëra të fuqishme

Kosova

Moti i lig përfshin rajonin e Dukagjinit, shi dhe erëra të fuqishme

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:50
Foto

Moti i lig ka përfshirë sonte rajonin e Dukagjinit.

Në Gjakovë, Klinë dhe Istog, në orët e pasdites ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara me bubullima.

Në disa video të cilat kanë publikuar disa qytetarë, shihet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të ketë pasur edhe disa vërshime.

Ndërsa në komunën e Istogut, raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme.

Edhe gjatë natës së kaluar në Istog edhe Pejë ka pasur rrebesh shiu. Madje në Pejë ka pasur edhe breshër.

Kujtojmë se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj jave temperaturat priten të bien paksa në tërë Kosovën, ndërsa në zona të caktuara gjatë fillimit të javës është paralajmëruar për reshje shiu.

Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat