Burrë e grua diplomojnë si kadetë të Policisë së Kosovës

Kosova

Burrë e grua diplomojnë si kadetë të Policisë së Kosovës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:54
Akademia Policore

Një rast i rrallë ka ndodhur këtë herë me diplomimin e kadetëve të policisë, pasi që në këtë gjeneratë kanë diplomuar së bashku edhe një qift.

Dy policët e rinj ishin martuar gjatë kohës sa ishin në Akademinë Policore, andaj edhe kishin fatin që të diplomojnë së bashku si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas asaj që ju është thënë qiftit nga instruktorët në Akademi kjo gjë nuk kishte ndodhur më parë, që një qift i martuar të diplomonte në të njëjtën kohë.

Gjatë ditës së djeshme diplomuan 416 zyrtarë policorë të gjeneratës së 54-të të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat