Veseli: Në qeverisjen time nuk do të ketë më të rinj që ikin masivisht nga Kosova

Kosova

Veseli: Në qeverisjen time nuk do të ketë më të rinj që ikin masivisht nga Kosova

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 09:44
Kadri Veseli

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se kudo ka optimizëm e shpresë me PDK-në.

Veseli ndau disa fotografi nga takimet e mbrëmshme në Zhilivodë të Vushtrrisë dhe Bardhit në Fushë Kosovë.

Tutje, ai ka shtuar se në qeverisjen e tij nuk do të ketë më ikje masive të të rinjëve nga Kosova.

Po ashtu, shtoi se kur fiton PDK, fiton Kosova!

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Kadri Veselit:

Kudo ka optimizëm e shpresë me Partinë Demokratike të Kosovës. Mbrëmë këtë e pashë edhe te banorët e Zhilivodës së Vushtrrisë dhe Bardhit të Fushë Kosovës.

Ne marrim përgjegjësi. Ne ofrojmë zgjidhje.

Në qeverisjen time nuk do të ketë më të rinj që ikin masivisht nga Kosova. Por, atyre do u ofrojmë mundësi që të punojnë, të krijojnë familje dhe t’i rrisin fëmijët këtu, pranë baballarëve dhe gjyshërve të tyre.

Në qeverisjen time do ta forcojmë edhe më shumë rolin e grave dhe do ta rrisim përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 për qind edhe pensionet.

Kur fiton Partia Demokratike e Kosovës, fiton Kosova!

Votoni numrin 112! #PDK112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat