1.10 - Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.
2.10 - Shumë ngrohtë, kthjellët dhe me diell.
3.10-4.10 - Ditën e enjte, nga mëngjesi vransirat do të shtohen. Ditën priten reshje lokale shiu, vende-vende me bubullima. Ditën e premte, mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje, ku vende-vende mund të jenë më intenzive.
Temperaturat minimale në fillim të javës do të luhaten nga 10C deri 13C, e ditën e premte do të zbresin deri në 7C. Ndërsa, ato maksimale do të luhaten nga 25C deri në 27C, e ditën e premte do të pësojnë rënie të theksuar deri në 13C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.