PDK: Votuesit në Sllatinë po manipulohen nga LDK

Kosova

PDK: Votuesit në Sllatinë po manipulohen nga LDK

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:04
Sllatinë

Partia Demokratike e Kosovës në Fushë Kosovë, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se është duke manipuluar votuesit në Sllatinë të Fushë Kosovës, duke ushtruar ndikim e presion te qytetarët për mënyrën se si ata të votojnë.

PDK nëpërmjet një komunikate thotë se kjo e dëmton procesin zgjedhor dhe vullnetin e lirë të qytetarëve për të votuar.

“Vullneti i lirë i qytetarëve për të votuar është i garantuar, prandaj kërkojmë hetim nga ana e organeve kompetente dhe ndërprerjen sa më të shpejtë të këtij lloji të manipulimit. Qytetarët në një qendër votimi të Sllatinës kanë dërguar foto për ta dëshmuar këtë keqpërdorim nga e ana e LDK-së”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat