Haradinaj: Halil Canolli dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit

Kosova

Haradinaj: Halil Canolli dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 09:28
Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Halil Canolli.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Halil Canolli.

Ai tha se në memorien tonë, i ndjeri dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet.

Postimi i plotës i Haradinajt:

Kosova humbi sot një nga figurat e çmuara të historisë së re, veteranin e UÇK-së Halil Canollin, babain e dëshmorit të kombit, heroin Basri Canolli - Shpendi.

Baca Halil dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Në memorien tonë, Halili dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet.

Ngushëllime familjes dhe miqve.

Pusho i qetë Halil Canolli!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat