Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 07:01
Ilustrim

Situatë e ngjashme meteorologjike sikurse ditëve të kaluara do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.

Kjo situatë stabile vjen për shkak të masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme.

Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdojë edhe për 6-8 ditë, ku më pas pritet çrregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për reshje shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat