Në fundjavë, butë dhe mot i ndryshueshëm - Bota Sot
Në fundjavë, butë dhe mot i ndryshueshëm

Kosova

Në fundjavë, butë dhe mot i ndryshueshëm

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:21
Ilustrim

Në fundjavë, butë dhe mot i ndryshueshëm. Të shtunën në mbrëmje më vonë priten reshje lokale shiu.

8.11.2019 - Fushat e presionit të ulët që ndodhen mbi rajon, do të kushtëzojnë në fundjavë mot të ndryshueshëm, me vransira dhe intervale me diell, e të shtunën gjatë natës priten edhe reshje lokale shiu. Rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu vazhdojnë të sjellin mot të butë, me temperatura mbi vlera mesatare.
Ditën e hënë mbi rajon do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ku do të favorizojnë mot të butë, me intervale më të gjata me diell.
Nga dita e martë një vorbull ciklonike e fuqishme që do të formohet në Mesdhe, do të filloj të zhvendoset mbi rajon, ku pritet të sjellë vransira dhe erëra, e ditën e mërkurë parashihen mundësi të reja për reshje më të qëndrueshme shiu.

9.11 - Butë, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e më vonë gjatë natës priten reshje lokale shiu.
10.11 - Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.
11.11 - Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes më ftohtë, në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
12.11-13.11 - Ditën e martë, kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë, kryesisht vranët, me erë, e kohëpaskohe me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare jugore 2-7m/s, e ditën e martë do të fryejnë erëra të forta nga juglindja, me hove deri në 16m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat