Lansohet projekti për subvencionet për efiçiencë të energjisë në Kosovë - Bota Sot
Lansohet projekti për subvencionet për efiçiencë të energjisë në Kosovë

Kosova

Lansohet projekti për subvencionet për efiçiencë të energjisë në Kosovë

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 06:12
Arkiv

Millennium Challenge Corporation (MCC) dhe Millennium Foundation Kosovo (MFK) do të bejnë lansimin e projektit Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK).

SEEK synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë..

Fokusi i intervenimeve të SEEK - Retrofitet për efiçiencë në amvisëri (HER); dhe Retrofitet për efiçiencë në banesa kolektive (AER) do të jetë ofrimi i subvencioneve për sektorin residencial për të investuar në masa të efiçiencës që reduktojnë konsumin e energjisë elektrike, si dhe për të ndikuar në ndryshimin e shprehive sa i përket konsumit të energjisë. Gjithashtu, do të mundësohet edhe ngritja e kapaciteteve institucionale dhe të sektorit privat në sektorin e efiçiencës së energjisë.

Projekti i Grave Ndërmarrëse në Energji (WEE) do të fokusohet në aktivitetet që adresojnë vështirësitë e pjesëmarrjes së grave në sektorin e energjisë, qoftë si punonjëse apo sipërmarrëse, si dhe të inkurajojë gratë në ndërmarrësi përmes granteve dhe asistencës teknike.

Rezultatet dhe mësimet nga SEEK do të ndahen me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që masat e efiçiencës në sektorin rezidencial të mund të aplikohen edhe përtej programit Threshold të MFK.

Kjo ngjarje mbledhë zyrtarë të lartë shtetëror, kurse folës kryesor është administratori global i USAID, z. Mark Green, si dhe përfaqësues të lartë nga Gjermania të konsortiumit GFA/HPC. Agjendën e plotë të kësaj ngjarjeje e gjeni të bashkangjitur. Projekti do të implementohet nga GFA/HPC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat