Lekaj tregon arsyen pse në këtë vikend u pamundësua shkuarja në Brezovicë

Kosova

Lekaj tregon arsyen pse në këtë vikend u pamundësua shkuarja në Brezovicë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë me dije që në këtë vikend është pamundësuar shkuarja me automjete në Brezovicë, e kjo sipas tij ka ndodhur për shkak se është duke u asfaltuar rruga para se të fillojnë reshjet.

Lekaj është shprehur se këtë vit shkuarja dhe skijimi në këtë pjesë do të jetë më i lehtë.

“Sivjet shkuarja atje për skijim do të jetë më e lehtë, pas rikonstruimit të rrugës.

Bukuritë tona natyrore tashmë po kompletohen edhe me infrastrukturën e duhur rrugore, të nevojshme pë shtim të vizitorëve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat