Gruaja nga Durrësi e strehuar në Kosovë lind foshnjën në Spitalin e Prizrenit

Kosova

Gruaja nga Durrësi e strehuar në Kosovë lind foshnjën në Spitalin e Prizrenit

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Një grua nga Durrësi, e strehuar në kampin që ndodhet në Prizren, ka lindur sot foshnjën e gjinisë mashkullore në Spitalin e Prizrenit.

Kjo nënë foshnjën e ka lindur mëngjesin e sotëm dhe të dy janë mirë me shëndet, ka konfirmuar Drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj.

“Sot në mëngjes është pranuar një nënë, e vendosur përkohësisht në kamp, nëna është e ardhur nga Durrësi, ku ka ndodhur tërmeti. Ajo ka lindur fëmijën e gjinisë mashkullore, gjendja e nënës është e mire edhe gjendja e fëmijës është stabile dhe e mirë”, tha Avdaj.

Ai shtoi se nëna është e kënqaur me shërbimin e spitalit.

Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, shumë persona po strehohen në Kosovë, qindra nga ta po qëndrojnë në kampin e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat