Hoti priti në takime të ndara ambasadorët Bilek dhe Butel - Bota Sot
Hoti priti në takime të ndara ambasadorët Bilek dhe Butel

Kosova

Hoti priti në takime të ndara ambasadorët Bilek dhe Butel

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek, si dhe ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel.

Me këtë rast, ai ka falënderuar të dyja shtetet për gjithë mbështetjen e pakursyer dhënë Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtmit dhe konsolidimit të saj, sikurse edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Ndër tjerash, zëvendëskryeministri shprehu gatishmërinë që këto raporte bilaterale të fuqizohen edhe më tej në shërbim të interesit të përbashkët.

Ndërkaq, Pavel Bilek dhe Marie Christine Butel e falënderuan Avdullah Hotin për pritjen dhe siguruan atë se këto shtete do të ndihmojnë edhe më tej Kosovën në proceset e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat