Kryetari i Kamenicës ngrit kallëzim penal ndaj Drejtorit në Ministrinë e Arsimit - Bota Sot
Kryetari i Kamenicës ngrit kallëzim penal ndaj Drejtorit në Ministrinë e Arsimit

Kosova

Kryetari i Kamenicës ngrit kallëzim penal ndaj Drejtorit në Ministrinë e Arsimit

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:11
Qëndron Kastrati

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se Komuna që ai drejton do të ngritë kallëzim penal ndaj drejtorit të Departamentit për Arsim Parauniversitar i Ministrisë së Arsimit, Alush Istogu.

Arsyeja e këtij vendimi është se sipas Kastratit, Istogu ka penguar reformën në arsim që po ndodhë në komunën e Kamenicës, dhe ka nxitur qytetarët e vendit që të jenë kundër reformave.

“Për të realizuar reformën në Kamenicë jemi nisur nga përgjegjësitë ligjore, obligimet institucionale e interesi i përgjithshëm shoqëror që na udhëheqë, por asnjëherë s’i kemi përjashtuar konsultimet me palët e tjera të interesit siç është Ministria e Arsimit”, ka shkruar Kastrati.

“Gjatë këtij procesi, fatkeqësisht, ka pasur edhe tentativa për pengim, për motive të pashpjegueshme. Një e tillë ka ardhur nga Drejtori i Departamentit për Arsim Parauniversitar i Ministrisë së Arsimit, Alush Istogu”

“Zyrtari në fjalë në njërën anë ka shpërfillur totalisht komunikimin zyrtar me komunën (katër emaile të dërguara nga komuna, nuk kanë marrë kurrë përgjigjen e z. Istogu), e në anën tjetër ka keqpërdorur pozitën e tij duke nxitur qytetarët të rezistojnë”, ka shtuar ai.

Tutje AKstrati shpjegon se pse po ngritët aktakuzë ndaj Istogut.

“Është e papranueshme të dëmtohet seriozisht një proces institucional e i ligjshëm – siç ka ndodhur nga veprimet e z. Istogu, vetëm sepse jemi mësuar të mos përballemi me pasojat e veprimeve tona.Ndaj këtij personi, ne kemi paraqitur Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda”, ka thënë ai.

“Është e papranueshme që një zyrtar i institucioneve të Kosovës të lëshojë deklarata të pamatura, të cilat kanë për pasojë fatin dhe edukimin e fëmijëve. Aq më pak kur kjo vjen nga një zyrtar që drejton Departamentin për Arsim Parauniversitar” 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat