Mësimi në Kosovë fillon nga kjo datë

Kosova

Mësimi në Kosovë fillon nga kjo datë

Më: 19 mars 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Pas nderprejes së mësimit, nxënsit nga data 23 mars do të fillojnë të ndjekun përseri leksionet mësimore.

Por kësaj radhe për shkak të pandemisë mësimi do të mbahet nga distance.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami.

“Mësimi në distancë do të fillojë nga data 23 mars dhe do të transmetohet në kanalet RTK1 dhe RTK4 si dhe gjitha këto materiale do të jenë të disponueshme për ju, në një ëebfaqe të dizajnuar enkas për këtë: eMesimi.rks-gov.net “, tha Bajrami.

Ajo ka kërkuar nga prindërit, nxënësit, dhe mësimdhënësit bashkëpunim maksimal në mënyrë qëe ky projekt të reflektojë më sukses.

Kujtojmë që me 11 mars, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit Qeveria e Kosovës mori vendim që t’i mbyllë shkollat deri me datën 27 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat